Të mbrosh edhe kur sulmon

Futboll

Të mbrosh edhe kur sulmon

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 11:40
Të mbrosh edhe kur sulmon

Ajo humbje 4:1 ndaj Polonisë nxorri në pah probleme që te Kombëtarja kanë nevojë për analizim. Reja po kërkon të ndryshojë filozofinë e lojës dhe ta orientojë gjithnjë e më tepër drejt sulmit. Strategjia e të priturit të kundërshtarit dhe të shfrytëzojmë ato pak kundërsulme duhet ti përkasë të shkuarës. Diçka e tillë u dallua edhe mbrëmjen e djeshme. Por si çdo gjë tjetër, ndryshimi kërkon kohën e vetë dhe vjen me pasoja.

Një prej tyre ishte pikërisht pozicionimi i mbrojtjes. Të mbrosh edhe kur sulmon, këtë filozofi Kombëtarja nuk arriti ta përmbyshte në fushën e lojës. Në momentin që topi humbte nga këmbët e lojtarëve tanë kundërsulmet e Polonisë e gjenin të papërgatitur prapavijën kuqezi.

Arma më e fortë e jona ndër vite tashmë përdoret në mënyrë perfekte nga rivalët. Ismajli, Gjimshiti dhe Kumbulla, nëse merren secili individualisht menjëherë të falin siguri se porta nuk do të preket lehtë. Por futbolli luhet në grup dhe si i tillë duhet të ketë harmoni brenda tij.

Prej disa kohësh tashmë treshja e mbrojtjes së Shqipërisë është po e njëjta dhe kuptimi i lojës me njëri-tjetrin nuk duhet të merret më në diskutim. Gjithsesi në ndeshjen e djeshme u pa se ka ende punë për t’u bërë në prapravijë.

Marash Kumbulla nuk ishte në mbrëmjen e tij më të mirë dhe duket se stoli te Roma po reflektohet edhe në Kombëtare. Mungesa e minutave bëri që një nga talentet më premtuese të Shqipërisë të binte pre e gabimeve, duke stonuar muzikën që gjithë reparti mbrojtës duhej të luante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat