​Laporta: Largimi i Messit nuk varej nga shitja e Griezmann

Futboll

​Laporta: Largimi i Messit nuk varej nga shitja e Griezmann

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 19:30
Joan Laporta

Presidenti i Barcelonës Joan Laporta ka insistuar që Lionel Messi nuk do të qëndronte me skuadrën edhe nëse Antoine Griezmann do të largohej, dhe lojtarët e Barçës do të pranonin ulje page.

Kriza financiare e Barcelonës, e cila raportohet të jetë rreth 1.35 miliard euro, ishte shkaku që Messi të largohej me parametra zero drejt Paris Saint-Germain.

Gerard Pique pranoi një ulje page, ashtu si edhe kapitenët e tjerë Sergio Busquets, Jordi Alba dhe Sergi Roberto, vetëm për të siguruar regjistrimin e Sergio Agueros për sezonin e ri të La Ligas, ndërsa në ditën e fundit të afatit kalimtar Antoine Griezmann kompletoi një rikthim sensacional tek Atletico Madridi.

Sidoqoftë, qëndrimi i gjashtë herë fituesit të Topit të Artë në “Camp Nou” ishte i pamundur, sipas presidentit Laporta.

“Messi nuk do të mund të kishte qëndruar edhe me largimin e Griezmann dhe me uljen e pagave nga kapitenët. Por është e rëndësishme që ne i kemi ulur disa nga pagat sepse vitin tjetër do të jemi më ambicioz”, tha Laporta.

“Të gjithë ishim të mërzitur, sepse situata nuk ishte ashtu siç e dëshiruam. Nuk kam folur ende me Messin që nga largimi. E kam përcjellë debutimin e tij me Paris Saint-Germain dhe ishte tejet e çuditshme që ta shoh në një ekip tjetër, te rivalët. Nuk më pëlqeu ta shihja në një fanellë tjetër”, shtoi presidenti i Barcelonës.

Që nga largimi i Messit, Barcelona e ka nisur sezonin e ri të La Ligas në mënyrë të mirë, ku në tre xhirot e para ka regjistruar dy fitore dhe një barazim, dhe gjendet në kuotën e shtatë pikëve si Real Madridi, Sevilla, Valencia, Atletico Madridi dhe Mallorca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat