Teuta e Partizani ndajnë sektorët e “Elbasan Arenës”, çmimet e biletave

Futboll

Teuta e Partizani ndajnë sektorët e “Elbasan Arenës”, çmimet e biletave

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 15:54
Teuta e Partizani ndajnë sektorët e “Elbasan Arenës”, çmimet e biletave

Kampionati i ri i Superiores ngre siparin me ndeshjen Teuta-Partizani, që do të zhvillohet këtë të premte, në orën 19:45, në “Elbasan Arena”, për shkak të rikonstruksionit të fushës së “Niko Dovanës”. Tashmë kanë dalë në shitje biletat për këtë sfidë, ku mund të jenë të pranishëm afër 4 mijë tifozë.

Çmimet e biletave në tribunat e stadiumit “Elbasan Arena” do të jenë si më poshtë:

Biletat në tribunën VIP do të kushtojnë 1000 lekë (të reja).

Biletat në tribunat: A dhe B do të kushtojnë 500 lekë (të reja).

Biletat në tribunat: D, E dhe F do të kushtojnë 500 lekë (të reja).

Klubi organizator (Teuta) ka përcaktuar tribunat qendrore A3, A4, B4, B5 dhe tribunat përballë D, E dhe F si sektorët ku do të akomodohet tifozëria e kuqe.

Biletat mund ti siguroni sot pranë pikës së shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë dhe të premten në sportelin pranë stadiumit “Elbasan Arena” në Elbasan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat