​Guus Hiddink pensionohet nga detyra e trajnerit

Futboll

​Guus Hiddink pensionohet nga detyra e trajnerit

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 17:34
​Guus Hiddink

Guus Hiddink, ish-trajneri i Real Madrid, Chelsea dhe Kombëtares së Holandës, ka bërë zyrtare pensionimin e tij në moshën 74 vjeçare.

Hiddink deklaroi në një intervistë që ka vendosur të tërhiqet nga detyra e trajnerit të Curacaos, dhe po ashtu nuk do t’i rikthehet futbollit, përcjell KosovaPress.

Së fundmi me situatën me Covid-19, nuk kam punuar shumë. Rastësisht isha duke biseduar me presidentin e Federatës së Curacaos dhe erdhëm në një përfundim që ishte më mirë nëse do të ndalesha për ca kohë, sepse ata janë duke shkuar drejt një rruge të re”, tha Hiddink.

Po, tani do të ndalem nga futbolli aktiv, do të pensionohem. A do ta bëj një rikthim si Advocaat. Jo, jo”, shtoi trajneri holandez.

Hiddink ka pasur një karrierë të bujshme si trajner, duke udhëhequr skuadra të njohura si Real Madridi, Chelsea, Valencia e PSV Eindhoven, si dhe kombëtaret si ajo e Holandës, Koresë Jugore, Australisë, Rusisë dhe Turqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat