Gabimi fatal i shqiptarit, serbi i pari që iu gjet...

Futboll

Gabimi fatal i shqiptarit, serbi i pari që iu gjet...

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 17:58
Gabimi fatal i shqiptarit, serbi i pari që iu gjet...

Portieri shqiptar, Thomas Strakosha, po kalon momentet më të errëta në karrierë dhe kjo nuk mund të diskutohet.

Portieri shqiptar ka humbur shumë besimin në aftësitë e tij dhe panorama e ofruar në ndeshjen ndaj Galatasaray ka ardhur sipasojë e qëndrimit në stol për një kohë të gjatë.

Menjëherë pasi Strakosha futi topin në rrjetë me duart e tij për t’i falur golin kundërshtarëve, shumë prej lojtarëve të Lazios vendosën duart në kokë.

Por serbi Milinkoviq Saviq ishte një prej futbollistëve të parë që ka shkuar për të përkrahur Strakoshën në këtë moment të vështirë, duke ditur edhe lidhjen e tyre të ngushtë shoqërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat