Bregu futet në formacionin më të mirë të javës

Futboll

Bregu futet në formacionin më të mirë të javës

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 18:05
Bregu futet në formacionin më të mirë të javës

Boluspori ka fituar në transfertë ndaj Keciorengucu në shifrat 0-3. Të gjitha golat kanë ardhur në pjesën e parë të takimit.

Nga minuta e parë e kanë nisur si titullarë në krahët e sulmit futbollistë si Bregu dhe Roshi. Bregu ka qenë vendimtar në këtë takim pasi ka dhuruar asist në golin e dytë dhe të tretë për Bolusporin.

Ndërkohë falë kësaj performance, Dejvi Bregu ka fituar një vend në formacionin e javës.

Futbollisti që dha kontributin e tij edhe te Teuta për t’u shpallur kampion do të niste aventurën në Ligën e Parë Turke për të shfaqur vlerat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat