Ancelotti befasohet me Camavingan, flet edhe për Hazardin

Futboll

Ancelotti befasohet me Camavingan, flet edhe për Hazardin

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 19:32
Carlo Ancelotti

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur në konferencë për shtyp para përballjes së radhës.

Tekniku italian ka folur për lojtarët e skuadrës dhe çfarë pret për ndeshjen e nesërme.

“Hazard? Nuk luajti herën e fundit sepse ndjeu dhimbje në gju, është përmirësuar që nga atëherë. Duhet të presim para se ta vendosim të luajë sërish. Ai nuk është 100 për qind”.

“Bale? Nuk jemi të sigurt sa do mungojmë, është turp, ishte i motivuar për këtë sezon dhe në formë të mirë”.

“Jam befasuar si Camavinga është përshtatur në klub. Është lojtar i mirë me personalitet dhe ka besim të plotë”.

“Rodrygo? Mendoj është sulmues i mirë dhe mund të luajë në secilën pjesë. Është gjithashtu shumë i ri, është e tashmja dhe e ardhmja e klubit”.

“Forma e Vinicius? Është lojtar i shkëlqyer, sidomos në situatat 1 kundër 1. Ka nisur mirë këtë sezon. Përfundimi i aksioneve? Nuk jam magjistar, jam trajner dhe do provojë të nxjerrë më të mirën nga lojtarët”.

“Casemiro? Nuk kemi një lojtar identik si Case, por kemi lojtarë që mund të luajnë atë pozitë nëse nuk është i gatshëm. Gjithashtu mund të ndrrojmë formacionin”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, nesër Real Madrid do jetë mysafirë i Valencias

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat