Nice e Monaco ndajnë nga një pikë

Futboll

Nice e Monaco ndajnë nga një pikë

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 17:26
Nice e Monaco ndajnë nga një pikë

Spektakël, emocione, gola, por jo fitues në “Allianz Riviera”, me Nice dhe Monaco që ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2 në javën e gjashtë të Ligue 1. Skuadra e Niko Kovac administroi pjesën e parë dhe falë një dominimi te lehtë i vendosi në vështirësi vendasit.

Pas 39 minutash lojë, Golovin shfrytëzoi në maksimum një top të Martins, duke shënuar dhe kaluar në avantazh Monaco, e gjithashtu duke ndëshkuar Benitez, i cili nuk kishte pësuar asnjë gol.

Në fraksionin e dytë vendasit treguan tjetër rendiment dhe gjetën golin e barazimit shumë shpejtë me anë të sulmuesit Delort.

Goli i dha një tjetër moral vendasve që morën frenat e lojës dhe në të 73-ën përmbysën me Boudaoui.

Avantazhi i Nice nuk zgjati shumë sepse pas një gabimi në mbrojtje, skuadra nga principata fitoi një penallti të cilën e ktheu në gol Ben Yedder në minutën e 77′. Ende pa u ftohur rrjeta e Benitez, pas 3 minutash lojë, Badiashile gabon në mbrojtjen e Monaco, pas një topi të prekur me dorë dhe ka përsëri penallti, këtë herë për të besuarit e Galtier.

Penalltinë e merr përsipër Gouiri, i cili gaboi në ekzekutim duke mos patur shënjestrën e duhur. Një moment i cili mund të ndryshonte takimin, por sulmuesi francez nuk ia doli dhe në fund, vetëm 1 pikë për të dyja skuadrat, me Nice që shkon në kuotën e 10 pikëve, ndërsa Monaco shijon pikën e 5 në këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat