Rio Ferdinand: Antonio Rudiger është mbrojtësi më i mirë në Premierligë

Futboll

Rio Ferdinand: Antonio Rudiger është mbrojtësi më i mirë në Premierligë

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 13:10
Rio Ferdinand, Antonio Rudiger

Ish-futbollisti i Manchester United, Rio Ferdinand ka dhenë mendimin e tij për mbrojtësin më të mirë në Premierligë.

Ferdinand ka thënë se Antonio Rudiger është përmirësuar shumë që nga ardhja e Tuchel dhe se është qendërmbrojtësi më i mirë në ishull.

"Prej kur Thomas Tuchel ka ardhur, unë mendoj se ai ishte padyshim qendërmbrojtësi më i mirë. Mendoj se Rudiher dhe Dias do të kishin qenë afër, por efekti që ai ka pasur në ekipin e tij ka qenë i madh. Ishte e qartë se ai nuk ishte “filxhanin e çajit të Frankut. Ai nuk e donte shumë atë” tha ndër të tjera, Ferdinand.

Legjenda e “Djajve të Kuq” po ashtu ka shtuar se lojtari në fjalë është ka vazhdueshmëri të formës dhe është në nivel të lartë fizik.

Ferdinad, kosndiderohet si njëri ndër mbrojtësit më të mirë të të gjitha kohërave në Angli, ndërsa aktualisht është analist dhe ndihmës-komentator në Sky Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat