Media serbe e pranon realitetin për Kosovën

Futboll

Media serbe e pranon realitetin për Kosovën

Nga: K.G. Më: 28 shtator 2021 Në ora: 18:35
Ibrahimoviç

Trajneri i futbollit të Suedisë, Janne Andersson, e ka ftuar sot lojtarin e dëmtuar Zlatan Ibrahimoviç për ndeshjet e ardhshme të kualifikueseve për Kupën e Botës 2022.

“Sulmuesi, i cili do të festojë ditëlindjen e tij të 40 -të të dielën, është mbajtësi i rekordit për numrin e golave për ekipin kombëtar (118 ndeshje, 62 gola), dhe për shkak të një dëmtimi të tendinës së akilit, ai nuk ka luajtur për ekipin e Milanit që nga 12 shtatori”, shkruan “Kurri”. 

Ky medium e pranon realitetin duke e shkruar ashtu siç shkruhet Kosova.

Image

Kështu shkruan media serbe 

“Reprezentacioni i Suedisë, në tetor, në terrenin e saj do t’i luajë dy ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror kundër Kosovës dhe Greqisë (me 9 dhe 12 tetor)”, shkruan “Kurir”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat