Bushi përforcohet nga kombëtarja e madhe

Futboll

Bushi përforcohet nga kombëtarja e madhe

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 12:03
Bushi përforcohet nga kombëtarja e madhe (lista)

Alban Bushi, trajneri i Shpresave, ka publikuar listën e kuqezinjve që ka thirrur për dy kualifikueset e radhës.

Konkretisht, sipas kalendarit, Shqipëria do të sfidojë Andorrën dhe Slloveninë më 7 dhe 11 tetor, në kuadrin e sfidave eliminatore në grupe për Kampionatin Europian 2023.

Duke qenë se ambiciet janë të mëdha, Bushi ka menduar të bëjë pjesë të skuadrës që drejton edhe dy emra nga kombëtarja e madhe; Muçi dhe Çepele.

Për momentin, situata në Grupin G është tërësisht e hapur, me Republikën Çeke që kryeson me 6 pikë, ndjekur nga Anglia, Sllovenia, Kosova dhe Shqipëria me nga 3 pikë.

Duhet nënvizuar se “Tre Luanët” kanë një ndeshje më pak. Andorra mbyll grupin pa asnjë pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat