Ditë të zeza për Besën e Pejës

Futboll

Ditë të zeza për Besën e Pejës

Nga: K.G. Më: 3 tetor 2021 Në ora: 17:54
Ditë të zeza për Besën e Pejës

Është e çuditshme se në çfarë gjendje ndodhet Besa nga Peja.

Pas shtatë jave në Ligën e Parë e Kosovës në futboll, Grupi A, Besa nuk ka asnjë fitore, vetëm një barazim e gjashtë humbje dhe renditet në fund të renditjes.

Ata sot si vendas pësuan humbje me rezultat 3:2 nga Drenasi.

Ditë të zeza për Besën, e cila assesi nuk po këndellet. 

Grupi A

Onix - Liria 2:1
Vëllaznimi - Trepça '89 0:0
Besa - Drenasi 2:3
Istogu - Rahoveci 1:1
Trepça - A&N 0:0

Pas javës së shtatë, Vëllaznimi kryeson me 17 pikë, pasojnë Trepça '89 15, Onix 12, Drenasi 11, A&N 11, Rahoveci 9, Trepça 6, Istogu 5, Liria 5 dhe Besa 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat