Klopp: Do të më kishte pëlqyer të kisha stërvitur Steven Gerrard

Futboll

Klopp: Do të më kishte pëlqyer të kisha stërvitur Steven Gerrard

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 15:33
Klopp: Do të më kishte pëlqyer të kisha stërvitur Steven Gerrard

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka dhënë një intervistë interesante për This is Anfield.

Lojtarët – Në karrierën e tij të gjatë si trajner, Klopp ka punuar më shumë kampionë, megjithatë ka një që do të kishte dashur ta shihte nga afër, por nuk ka qenë e mundur:

“Do të më kishte pëlqyer të kisha stërvitur Steven Gerrard. Ka qenë një lojtar i pabesueshëm”.

Futbolli aktual – Në lidhje me futbollin aktual, trajneri i Liverpool ka shpjeguar se çfarë do të ndryshonte tani:

“Vetëm një gjë, dhe është fraza për aplikimin e VAR gabim ‘i qartë dhe i dukshëm’. Ja, këto dy fjalë, ‘i qartë dhe i dukshëm’. Nuk ka kuptim. Bëhet fjalë për të vendim të drejtë ose të gabuar. Nëse një faull është një faull, loja ndalet. VAR ndërhyn dhe mbaron aty”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat