Futbolli do të zhvillohet para zgjedhjeve lokale

Futboll

Futbolli do të zhvillohet para zgjedhjeve lokale

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 17:34
Futbolli do të zhvillohet para zgjedhjeve lokale

Ndeshjet e Ligës së Parë Futbollistike në Maqedoni, do të vazhdojnë më 15 tetor, me zhvillimin e përballjeve të javës së 10-të.

Sfida e parë që nis javën e 10-të, do të zhvillohet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, kur në orën 14.00, Rabotniçki do të sfidojë Skopjen.

Ndërkohë 5 përballjet e tjera, do të zhvillohen një ditë para zgjedhjeve lokale, më 16 tetor. Lideri aktual, FC SHkupi do të jetë në transfertë dhe përball Tikveshit, ndërsa Renova do të përballet me Pelisterin në Tetovë.

Në takimet e tjera, Struga Trim Lum përballet me Borecin, Shkëndija në transfertë takohet me Akademia Pandevin, ndërsa Bregallnica mirëpret Makedonija Gjorçe Petrovin.

Të gjithë takimet nisin në orën 14.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat