AFF, Qendra Sportive Trajnuese ofron matjen e shpejtësisë së vrapimit

Futboll

AFF, Qendra Sportive Trajnuese ofron matjen e shpejtësisë së vrapimit

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 18:45
AFF, Qendra Sportive Trajnuese ofron matjen e shpejtësisë së vrapimit

Për herë te parë në Kosovë, Qendra AFF dhe Akademia Gjermane e futbollit “Sons Of Soccer”, do të ofrojnë matjen e shpejtësisë së vrapimit për çdo futbollist dhe sportist më 18 tetor.

Matja e shpejtësisë së vrapimit do të bëhet në 10 ,20 dhe 30 metra me pajisje më moderne, e cila ka është 100% e saktë.

Çdo sportist do ta ketë mundësinë të vrapoj 3x 10,20,30m, nga këto tri herë do të marrim kohën e ti më te mirë dhe do të vendosim në raportin e tij personal të vulosur i cili do t’i shërbej ne të ardhmen”, sipas AFF-së.

Është një shanse e mirë qe çdo futbollist/sportist ta dijë kohën e vet të saktë të shpejtësisë në 10,20&30m. Po ashtu ne të ardhmen mund ta përcjelle ngritjen apo rënie personale te shpejtësisë.

Këto informacione për shpejtësinë personale janë standarde dhe kërkohen në çdo klub profesionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat