Mbrëmje e keqe për Shqipërinë e me skena të pahijshme 

Futboll

Mbrëmje e keqe për Shqipërinë e me skena të pahijshme 

Nga: Kemajl Goca Më: 12 tetor 2021 Në ora: 21:25
Mbrëmje e keqe për Shqipërinë e me skena të pahijshme 

(E plotësuar) –Mbrëmje e keqe për Shqipërinë, pëson humbje me rezultat 1:0 nga Polonia në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ku ishin mbi 22 mijë shikues, atmosferë drithëruese.

Kuqezinjtë mposhten në një ndeshje sikurse finale për vend të dytë, në një sfidë që u ndërpre për 30 minuta, për shkak se publiku hodhën shishe e gjësende të forta, duke krijuar tensione të mëdha e të panevojshme.  Skena të pahijshme.

Ndeshje e luftuar deri në fund e padyshim edhe me ngarkesë të madhe për të dy palët. 

Në minutën e 77-të, zëvendësuesi Karol Swiderski shfrytëzon gabimin e mbrojtjes shqiptare dhe shënon në shtyllën e parë të djathtë, 0:1. Gol që vendosi fituesin. 

Në finish të ndeshjes, polakët zhagitni lojën e paksa edhe provokues. Shqipëria të paktën meritoi një pikë por pësuan nga një pakujdesi. 

Anglia kryeson me 20 pikë pas tetë xhirove në Grupin I të garës kualifikuese për Kampionatin Botëror, duke lënë pas Poloninë me 17, Shqipërinë 15 pikë etj.

Shqipëria – Polonia 0:1
Stadiumi “Air Albania” në Tiranë.
Shikues: 22.000.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca).
Kartona të verdhë: Ismajli, Hysaj, Ramadani – Buksa, Puchacz.
Shënues: Swiderski (77’).
Shqipëria: Berisha; Kumbulla, Veseli, Ismajli; Hysaj, Ramadani, Bare (Çokaj 80’), Trashi (Trashi 65’); Uzuni (Broja 59’), Manaj dhe Roshi (Bajrami 80’).
Polonia: Puchacz, Glik, Bednarek (Helik 90+3’), Dawidowicz; Jozwiak (Frankowski 71’), Klich, Moder (Klich 46’), Zielinski; Buksa (Swiderski 71’) dhe Lewandowski.

90' Polakët provokues.

 87' Humbja për Shqipërinë do të jetë fatale.

85' Polonia është në epësi. 

82' Shqipëria është në presion të madh.

79' Lojë me nervizizëm.

Vazhdon ndeshja pas gjesti të pahijshlm të shikuesve, hedhje të gjësendeve në fushë.

 Lojtarët janë në fushë! Ndeshja u ndërprerë në minutën e 77-të.

Ndeshja pritet tër ifillojë pas 30 minutave.

Gjyqtari Turpin vendosi të ndërprejë ndeshjen duke pezulluar ndeshjen deri në një vendim të dytë.

80' Ndërpritet paksa loja, pasi tifozët hedhin gjësende në fushë.

77' Polonia në epërsi. Zëvendësuesi Karol Swiderski shfrytëzon gabimin e mbrojtjes shqiptare dhe shënon në shtyllën e parë të djathtë, 0:1.

Shqipëria – Polonia 0:1
Stadiumi “Air Albania” në Tiranë.
Shikues: 22.000.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca).
Kartona të verdhë: Ismajli, Hysaj – Buksa, Puchacz.
Shënues: Swiderski (77’).
Shqipëria: Berisha; Kumbulla, Veseli, Ismajli; Hysaj, Ramadani, Bare, Trashi (Trashi 65’); Uzuni (Broja 59’), Manaj dhe Roshi.
Polonia: Puchacz, Glik, Bednarek, Dawidowicz; Jozwiak (Frankowski 71’), Klich, Moder (Klich 46’), Zielinski; Buksa (Swiderski 71’) dhe Lewandowski.

77' Nuk ka ndryshim të rezultatit.

73' Nuk ka gola edhe më tej në Tiranë.

68' Polonia e rrezikshme, fat për Shqipërinë.

67' Një ndeshje si finale, presioni i pikëve, mungojnël edhe rastet.

65' Polonia po mbrohet me sukses.

62' Lojë me ngarkesë, atmosferë e rrallë sportive.

59' Broja futet në vend të Uzunit.

55’ Shqipëria po lufton me mish e më shpirt. Tifozët hedhin gjësende në fushë dhe kjo aspak nuk iu duhet.

Shqipëria – Polonia 0:0
Stadiumi “Air Albania” në Tiranë.
Shikues: 22.000.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca).
Kartona të verdhë: Ismajli, Hysaj – Buksa, Puchacz.
Shqipëria: Berisha; Kumbulla, Veseli, Ismajli; Hysaj, Ramadani, Bare, Trashi; Uzuni, Manaj dhe Roshi.
Polonia: Puchacz, Glik, Bednarek, Dawidowicz; Jozwiak, Klich, Moder (Klich 46’), Zielinski; Buksa dhe Lewandowski.

52' Uzuni të ishte pak më energjikël lehtë ka mundur të vijë të rasti.

51' Hysaj e Puchacz ndëshkohen me kartonë të verdhë.

50' Polonia e rrezikshme në momente.

48' Atmosferë drithëruese në Tiranë, lojë me  ngarkesë.

Shqipëria – Polonia 0:0

Stadiumi “Air Albania” në Tiranë.
Shikues: 22.000.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca).
Kartona të verdhë: Ismajli - Buksa.
Shqipëria: Berisha; Kumbulla, Veseli, Ismajli; Hysaj, Ramadani, Bare, Trashi; Uzuni, Manaj dhe Roshi.
Polonia: Puchacz, Glik, Bednarek, Dawidowicz; Jozwiak, Klich, Moder (Klich 46’), Zielinski; Buksa dhe Lewandowski.
46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë, Shqipëria - Polonia 0:0.

44' Zielinskin rrezikon por pa sukses.

42' Lojë paksa edhe me nervoz.

39' Buksa ndëshkohet me karton të verdhë.

36’ Fitorja për Shqipërinë do të thotë shumë, pothuajse e siguron vendin e dytë! 

34’ I pari që ndëshkohet me të verdhë në këtë sfidë është Ismajli.

Shqipëria – Polonia 0:0
Stadiumi “Air Albania” në Tiranë.
Shikues: 22.000.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca).
Shqipëria: Berisha; Kumbulla, Veseli, Ismajli; Hysaj, Ramadani, Bare, Trashi; Uzuni, Manaj dhe Roshi.
Polonia: Puchacz, Glik, Bednarek, Dawidowicz; Jozwiak, Klich, Moder, Zielinski; Buksa dhe Lewandowski.
34' Shqipëria në presion të Lewandowskit.

32'  Manaj në zonë por vonohet.

30' Nuk ka gola por as kartona të verdhë.

28' Një lojë me ritëm, secila kërkon golin.

25'  Bare rrezikon por gjuajtja e tij shkon mhi portën e Polonisë.

22’ Harkim nga e majta e sulmit polak, topi i lartë në zonë kontrollohet nga dalja e sigurt e Berishës.

21’ Nuk ka ende gola, ndeshje me emocione para një atmosfere drithëruese.

Shqipëria – Polonia 0:0
Stadiumi “Air Albania” në Tiranë.
Shikues: 22.000.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca).
Shqipëria: Berisha; Kumbulla, Veseli, Ismajli; Hysaj, Ramadani, Bare, Trashi; Uzuni, Manaj dhe Roshi.
Polonia: Puchacz, Glik, Bednarek, Dawidowicz; Jozwiak, Klich, Moder, Zielinski; Buksa dhe Lewandowski.
20' ndeshje e luftuar në Tiranë, edhe më tej 0:0.

17' Shqipëria kërkon fitoren e madhe.

15’ Tre goditje këndi radhazi për polakët, te e treta topi shkon te Buksa i cili në zonën e vogël gjuan por çon sferën mbi tërthorëse.

12' Insistojnë polakët në këto minuta, duke qenë pranë zonës me disa ndërhyje që bëjnë polakët të kërkojnë ndërhyrjen e VAR, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

8' Lojë e mirë në Tiranë.

5' Nuk ka ende gola në Tiranë.

2' Emocione në stadiui.

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati.

Me emocione pritet ballafaqimi mes Shqipërisë dhe Polonisë.

Shqipëri - Poloni, siç thuhet në zhargonin sportiv, jetë a vdekje! Finale për vend të dytë në grupin I të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, 22 mijë shikues, atmosferël drithëruese.

Anglia kryeson me 19 pikë pas 7 xhirove, e ndjekur nga Shqipëria me 15, Polonia 14, Hungaria 10, Andorra 3, San Marino 0 pikë.

Shqipëria – Polonia

Stadiumi “Air Albania” në Tiranë.

Shikues: 22.000.

Gjyqtar: C. Turpin (Franca).

Shqipëria: Berisha; Kumbulla, Veseli, Ismajli; Hysaj, Ramadani, Bare, Trashi; Uzuni, Manaj dhe Roshi.

Polonia: Puchacz, Glik, Bednarek, Dawidowicz; Jozwiak, Klich, Moder, Zielinski; Buksa dhe Lewandowski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat