Guardiola i prerë

Futboll

Guardiola i prerë

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 18:32
Guardiola i prerë

Pep Guardiola në konferencën për shtyp para ndeshjes që Manchester City do të luajë ndaj Burnley-t ju kundërpërgjigj Raheem Sterling-ut i cili u ankua në media për minutazhin e pakët që trajneri spanjoll po i jep në këtë sezon madje kërcënoi me largim nga Citiziens.

“Disa futbollistë duan të luajnë gjithmonë por unë nuk mund t’ua siguroj diçka të tillë. Duhet të flasin në fushë, jo vetëm Sterling por të gjithë.

Unë marr vendime që janë në të mirën e skuadrës dhe klubit, jo në të mirën time ose të lojtarëve.

Raheem është një futbollist i yni dhe shpresoj që të jetë një futbollist shumë i rëndësishëm për ne. Ajo që dua është që të gjithë lojtarët të jenë të lumtur”, deklaroi Pep Guardiola, transmeton SS.

Ai iu kundërpërgjigj kështu sulmuesit të kombëtares angleze, i cili në një intervistë të fundit ka pranuar se është i hapur të largohet nga Citizens, ku kohet e fundit nuk po ndihet komod.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat