Kika me lojtarë në spital, me këmbë e hundë të thyera

Futboll

Kika me lojtarë në spital, me këmbë e hundë të thyera

Nga: K.G. Më: 16 tetor 2021 Në ora: 20:39
Kika me lojtarë në spital, me këmbë e hundë të thyera

Kika nga Hogoshti ankohet përmes një komunikate se futbollistët e saj sot kanë pësuar lëndime në ndeshjen me Ferizajn.

Sipas tyre, ka pas duele të ashpra dhe kritikojnë edhe referimin. Ferizaj ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Kikës, në takimin e  Ligës së Parë të Kosovës, Grupi B. 

“Pësojmë humbje minimale në minutat e fundit të ndeshjes nga FC Ferizaj, klub i cili sot nuk luajti futboll, por ragbi.
Futbollistët e Ferizajt gjatë 90 minutave luajtën lojë të ashpër duke ia thyer hundën sulmuesit Lirian Feratit i cili përfundoi në spital. 

Po ashtu, një ndërhyrje horror ndaj mesfushorit Valmir Ferati të cilit iu thye këmba duke e dërguar në spital me urgjencë.

Gjyqtari në këtë rast nuk e ndal as ndërhyrje të palejuar në favor të Kikës, përveç që nuk e ndal ndërhyrje të palejuar, as nuk e ndërpret lojën për ndërhyrjen e mjekëve. 
Vlen të theksohet përkëdhelja e gjyqtarit kryesor të ndeshjes ndaj klubit të Ferizajt i cili e deshti fitoren më shumë se vet futbollistët vendas.

KF KIKA  shpreh shqetësimin për ndarjen e drejtësisë ndaj klubit tonë në disa ndeshje radhazi, prandaj presim reflektimin e gjyqtarëve në ndeshjet e ardhshme”, ankohet Kika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat