Albania Zurich fiton me përmbysje ndaj liderit

Futboll

Albania Zurich fiton me përmbysje ndaj liderit

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 11:45
Albania Zurich fiton me përmbysje ndaj liderit

Dy fitore të njëpasnjëshme brenda pak ditësh ka shënuar skuadra e FC Albania Zurich në javën e shtatë të Ligës së katërt të kantonit të Zurichut-grupi 5-të, shkruan gazetari Reshat Ibraimi.

“Djemtë” e trajnerit Samir Idrizi shënuan një fitore pas një përmbysje të madhe me rezultat 3-4 në derbin kundër liderit FC Oberglatt, ndërsa në terren të vet deklasuan FC Kloten me rezultat tenisi 6-2.

Në derbin që dhuroi emocione të shumta, FC Albania Zurich ishte duke humbur me rezultat 3-1, ndërsa më pas ndodhi përmbysja e madhe, duke shënuar fitore me rezultat 4-3. Pas triumfit, në dhomat e zhveshjes mbretëroi një festë e çmendur.

Ndërsa, në fitoren tenisike kundër FC Kloten golat i shënuan: Zeljko Blagojevic (15’), një autogol (26’), Enis Dervishi (39’), Shkodran Nuredini (61’), Gentian Ibishi (80’) dhe Angelos Kiachia (82’).

“FC Albania fiton një ndër ndeshjet më të rëndesishme jasht fushe. Një ndeshje me plot gola dhe emocione, por në fund ja dolëm. Me këtë fitore ngjitemi në vend të parë me pikë të barabarta me 4 kundërshtarët e tjerë, që do të thotë na pret një sezon i vështir dhe shumë interesant.

Ne nuk ndalemi në rrugën tonë drejt qëllimit, aty ku e kemi edhe vendin në Ligën e 3-të. Urime Djema dhe Stafit Teknik, poashtu. Falënderojmë tifozët që ishin të shumtë në tribunë.  Forca Albania”, thuhet në postimin e klubit shqiptar.

Pas javës së shtatë FC Albania Zurich ndanë vendin e parë me FC Oberglatt me nga 18 pikë, me gjashtë fitore dhe një humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat