Lajme të mira për futbollin italian

Futboll

Lajme të mira për futbollin italian

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 12:39
Lajme të mira për futbollin italian

Lajme të mira për futbollin italian nga Andrea Costa. “Besoj se është logjike që të shohim fundin e vitit si limitin kohor në të cilin mund të arrihet kapaciteti 100% i stadiumeve.

Në Itali kemi hapur gjithçka, kemi vetëm një limit për kapacitetin në disa sektorë të veçantë”, ka thënë nënsekretari i Shëndetit për “Sky TG24”.

“Ka një të dhënë pozitive: ka një rritje të dozave të para të vaksinimit dhe besoj se arritja e vaksinimit të 90% të popullsisë është një objektiv i arritshëm në pak javë dhe sigurisht deri në fund të vitit.

Kjo është një përqindje që do të na lejonte që të menaxhonim sa më mirë situatën në të gjithë vendin dhe të hedhim një hap të madh drejt rikthimit në normalitet”, ka shtuar Costa.

Aktualisht kapaciteti i stadiumeve në Serie A është në masën 75% për shkak të rregullave antiCovid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat