Blanc: Barcelona dhe United?

Futboll

Blanc: Barcelona dhe United?

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 19:47
Blanc: Barcelona dhe United?

Trajneri i Al-Rayyan, Laurent Blanc, ka thënë se nuk është i tunduar të kthehet në Europë.

Ish-trajneri i PSG ka qenë kandidat për të marrë drejtimin e Manchester United dhe Barcelona-s në të kaluarën.

“Nuk ka rëndësi. Tani jam këtu. Më pëlqen të punoj në Katar”, ka thënë Blanc për AFP.

“Do të zgjasë sa do të zgjasë, një vit, një vit e gjysmë, dy vite, ose dy muaj. Nuk e di.

“Është një aventurë njerëzore. Nuk është një mungesë ambicie, por është një realitet. Jam në Katar dhe kjo është ajo që më intereson tani”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat