Rrahmani e Kastrati rezervistë, Muci startues, ja formacionet zyrtare të Napolit e Legias

Futboll

Rrahmani e Kastrati rezervistë, Muci startues, ja formacionet zyrtare të Napolit e Legias

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 20:04
Ilustrim

Me fillim nga ora 21:00 do të fillojë ndeshja mes Napolit dhe skuadrës së Legia Warsaw, e vlefshme kjo për Grupin C të kualifikimeve për në Ligën e Evropës.

Së bashku me Napolin e Legian, në Grupin C gjenden edhe dy skuadrat e tjera si ajo e Leicester Cityt dhe ajo e Spartak Moscow.

Në xhiron e fundit të kësaj gare, Napoli regjistroi humbje në shtëpi me rezultat 3:2 nga skuadra e Spartak Moscow, kurse Legia shënoi fitore me rezultat minimal 1:0 kundër Leicester Cityt .

Pas dy xhirove të zhvilluara, Napoli zë vendin e fundit në tabelë me vetëm një pikë të arkëtuar, kurse Legia pozicionohet e para në tabelë me gjithsej gjashtë pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te Napoli nuk do të paraqiten Malcuit, Ounas dhe Rui, kurse te Legia nuk do të paraqitet Kaputska.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Napoli (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Jesus; Anguissa, Demme, Elmas; Lozano, Mertens, Insigne

Legia Warsaw (3-5-1-1): Miszta; Nawrocki, Wieteska, Jedrzejcyk; Mladenovic, Luquinhas, Martins, Josue, Johansson; Lopes; Muci

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat