Federata e Futbollit Skandinav kërcënon me largim nga FIFA

Futboll

Federata e Futbollit Skandinav kërcënon me largim nga FIFA

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 22:48
Foto ilustrim

Federata e Futbollit Skandinav, ku përfshihen kombëtaret si Danimarka, Suedia, Norvegjia, Finlanda, Islanda dhe Ishujt Faroe kanë kërcënuar që do të largohen nga shtëpi e futbollit FIFA.

Raportohet se të gjitha këto kombëtare kanë bërë një ankesë të përbashkët ku kanë treguar që do të largohen nga FIFA nëse vendoset që Kupa e Botës të jetë çdo dy vite.

Të mërkurën, presidenti i FIFA-s Gianni Infantino tha që ai dëshiron që të gjejë një konsensus në këtë ide që po konsiderohet të jetë jo e pëlqyeshme për shumë futbollistë.

Kupa e Botës aktualisht zhvillohet çdo katër vite, por spekulohet se mund të miratohet një rregull që kjo garë të zhvillohet çdo dy vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat