Shqipëria e femrave mbyll përgatitjet për Andorrën

Futboll

Shqipëria e femrave mbyll përgatitjet për Andorrën

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 23:19
Shqipëria e femrave mbyll përgatitjet për Andorrën

Shqipëria U-19 për femra ka mbyllur sot përgatitjet për ndeshjen e dytë kualifikuese ndaj Andorrës, me të cilën do të luajë ditën e nesërme.

Kjo sfidë, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2022 do të zhvillohet në stadiumin Kombëtar të Andorrës, “Estadi Nacional”, duke nisur nga ora 12:00.

Ekipi shqiptar ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore përpara këtij takimi për më shumë se 55 minuta, me trajnerin Krepi që ka pasur mundësi të shohë skuadrën dhe gjendjen e vajzave dhe ku përqëndrimi kryesor i teknikut kuqezi ka qenë tek ana teknike si dhe ushtrimet taktike e goditjet standarde.

Atmosfera në kampin kuqezi duket pozitive dhe fokusi kryesor i vajzave nën 19 vjeçare është marrja e tre pikëve ndaj Andorrës, me të cilën është shortuar në grupin B3, së bashku me Uellsin dhe Moldavinë.

Kjo është ndeshja e dytë e Kombëtares U-19. Para dy ditësh, Ekipi shqiptar barazoi 0-0 me Moldavinë, ndërsa ndeshjen e tretë dhe të fundit në grup do ta zhvillojë ditën e hënë ndaj Uellsit, më 25 tetor.

Aktualisht, Shqipëria renditet e dyta në grupin B me 1 pikë, aq sa Moldavia, ndërsa Uellsi renditet i pari me tre pikë të plotë, pasi mundi Andorrën që është e fundit në klasifikim me 0 pikë,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat