Drita para sprovës me Llapin

Futboll

Drita para sprovës me Llapin

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 15:46
Drita para sprovës me Llapin

Nënkampioni i Kosovës, Drita ka mbajtur sot konferencë një ditë përpara ndeshjes kampionale ku ballafaqohet me Llapin në kuadër të javës së 11-të të Superligës.

Sulmuesi i Dritës, Marko Simonovsk, është shprehur optimist se nga Merdarja ku edhe zhvillohet ndeshja do të kthehen me tri pikë.

“Luajmë kundër një ekipe që ka fituar nëntë pikë në tre ndeshjet e fundit, ata do të jenë të motivuar padyshim. Me angazhimin e të gjithëve shpresojmë që të arrijmë tre pikë”.

“Normalisht që pas 21 ditësh të lëndimit tim, jam rikthyer në ndeshje dhe po jap maksimumin tim. Duke ardhur e duke vazhduar në formën më të mirë, gjithsesi ekipi në vazhdim do të jetë edhe më mirë, ku do të fitojmë më shumë”.

“E vlerësojmë ekipin e Llapit maksimalisht, do të luajmë në një fushë e cila veç moderne nuk është në kushte optimale.

Megjithatë do të jetë për dy ekipet njëjtë. Do të futemi vetëm për 3 pikë, kemi lojtarë shumë dhe do të japim maksimumin”, ka thënë Simonovski përpara mediave.

Takimi me Llapin do të luhet të shtunën me fillim nga ora 13:00.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat