Emërimi i trajnerit është vetëm hapi i parë

Futboll

Emërimi i trajnerit është vetëm hapi i parë

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 12:48
Emërimi i trajnerit është vetëm hapi i parë

Newcastle shkarkoi trajnerin Steve Bruce pak ditë më parë, me qëllim që t’ia besojë pankinën një tjetër emri të njohur, por një përplasje idesh mes drejtuesish bëri që skuadra të mbetet në duart e zëvendës-trajnerit Graeme Jones, i cili do të drejtojë ekipin në transfertën londineze ndaj Crystal Palace.

Sipas mediave angleze, bashkëpronarja e klubit, Amanda Staveley ka nisur negociatat me ish trajnerin e Romës, Paulo Fonsecën, i cili është i lirë dhe ka pranuar udhëheqjen e “magpies” për një pagë prej 6 milionë paundësh në vit.

Megjithatë një tjetër bashkëpronar, Jamie Reuben ka këmbëngulur që në pankinë të ulet një anglez si Franck Lampard, gjithashtu i papunë pas shkarkimit nga Chelsea dhe palët kanë debatuar jo pak në lidhje me këtë çështje.

Por në fund, siç thonë anglezët “Lady is first” dhe betejën e ka fituar Amanda Staveley, që pritet të mbyllë marrëveshjen me portugezin Fonseca që gjatë kësaj fundjave, me qëllim që trajneri të marrë drejtimin e skuadrës brenda të hënës ose të martës.

Emërimi i trajnerit është vetëm hapi i parë drejt ringritjes i klubit të Newcastle, që tashmë nën pronësinë e arabëve të PIF ka para mjaftueshëm për të synuar afrimin e emrave të mëdhenj të futbollit dhe për të garuar për trofe madhorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat