Broja i pandalshëm, kalon Southamptonin në epërsi kundër Burnley

Futboll

Broja i pandalshëm, kalon Southamptonin në epërsi kundër Burnley

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 17:23
Armando Broja

Momentalisht është duke u zhvilluar ndeshja mes skuadrës së Southampton dhe asaj të Burnleyt në Premier Ligën angleze, ku rezultati është i barabartë 2:2.

Fillimisht, rezultatin e zhbllokoi skuadra e Burnleyt në minutën e 13’ përmes golit të Cornet, kurse Southampton barazon rezultatin me golin e Livramentos në minutën e 41’.

Pjesën e dytë e nisi më mirë skuadra e Southamptonit, ku sulmuesi shqiptar Armando Broja shënoi golin e epërsisë në minutën e 50’ të ndeshjes.

Gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë, pasi që Cornet shënon golin e tij të dytë personal dhe të barazimit për Burnley në minutën e 57’.

Rezultati momental i ndeshjes është 2:2.

Golin e Armando Brojas e gjeni më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat