Sauditët e Newcastles tërhiqen

Futboll

Sauditët e Newcastles tërhiqen

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 23:41
Sauditët e Newcastles tërhiqen

Arabët e Newcastle kanë bërë një hap prapakthehu dhe janë tërhequr nga kërkesa për të mos lejuar tifozët me veshje arabe në stadium, apo përreth tij.

Në vend të kësaj, bosët sauditë të klubit anglez kanë nxjerrë udhëzimin e ri duke thënë se "veshje tradicionale arabe, ose çallma të frymëzuara nga Lindja e Mesme" në ndeshje mund të mbahen nëse ata duan.

Disa mbështetës të Magpies veshin rrobat kur festuan blerjen e fundit të klubit nga Arabia Saudite. Javën e kaluar klubi u kërkoi tifozëve që të "përmbahen" nga veshjet në këtë mënyrë nëse nuk e bëjnë "zakonisht këtë".

Por ata tani i kanë “sqaruar” gjërat, duke thënë se fansat duhet të “ndihen të lirë”. Veshje të ngjashme u panë edhe në ndeshjen e parë të klubit në shtëpi nën pronarët e rinj, kundër Tottenham.

Në fillim të kësaj jave, Newcastle deklaroi se pronarët e rinj nuk ishin të ofenduar dhe e morën gjestin "si pozitiv dhe mikpritës në qëllimin e tij".

Megjithatë, klubi shtoi se "ekziston mundësia që veshja në këtë mënyrë është e papërshtatshme kulturalisht dhe rrezikon të shkaktojë ofendim për të tjerët".

Tre ditë më vonë, klubi ka lëshuar një deklaratë të re, duke thënë se pronarët janë "të tronditur nga mirëpritja e komunitetit lokal" dhe se tifozët që kanë festuar duke veshur "veshje tradicionale kulturore, përfshirë çallmat kanë qenë pjesë e asaj mirëseardhje".

Klubi vazhdoi: "Ata që dëshirojnë të mbështesin klubin me veshje të ndryshme të frymëzuara nga kultura të ndryshme duhet të ndjehen të lirë ta bëjnë këtë siç e shohin të arsyeshme. Ne jemi gjithëpërfshirës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat