Kur ia do Xhemailit 

Futboll

Kur ia do Xhemailit 

Nga: K.Goca Më: 24 tetor 2021 Në ora: 00:52
Kur ia do Blerim Xhemailit 

Derbi 276 i Zurich-ut kishte gjithçka për të ofruar - shumë gola, koreografi të mrekullueshme, 15,700 spektatorë në stadium. Blerim Xhemaili është në formë të mirë dhe ka qenë protagonist që Zurich fitoi pikë në duel me Grasshoppersin. 

Grasshoppers – Zurich përfundoi baras (3:3), në ndeshjen e javës së 11-të të elitës së futbollit zviceran.
Blerim Xhemaili shënoi në minutën e 10-të për 0:2.  

Golat u shënuan 3. Pollero 0:1, 10. Xhemaili 0:2, 17. Bonatini (nga penalltia) 1:2, 27. Margreitter 2:2, 35. Herc 3:2, 66. Pollero (Guerrero) 3:3.

Ermir Lenjani luajti për Grasshoppersin, ndërsa luajti edhe Shkëlqim Demhasaj (futet në lojë në minutën e 77-të).

Fidan Aliti, Bledian Krasniqi (u zëvendësua 60’), Blerim Xhemaili (u zëvendësua në minutën e 86’) Mirlind Kryeziu luajtën titullarë për Zurich-un. Kryeziu u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 13-të e Xhemaili në atë të 15-tën.

Zurich është në vend të tretë me 21 pikë e Grasshoppers i pesti me 14 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat