Eksperti i transferimeve: Kontaktet e para Conte – Man United kanë ndodhur

Futboll

Eksperti i transferimeve: Kontaktet e para Conte – Man United kanë ndodhur

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 23:25
Ole Gunnar Solskjaer dhe Antonio Conte.

Trajneri Antonio Conte shumë shpejtë mund të ndodh që të jetë në krye te Manchester Unitedit.

Ish trajneri i Interit është emri kryesor në listën e “Djajve të Kuq”, në rast që vendosin për shkarkimin e Ole Gunnar Solskjaer.

Humbja nga Liverpool mund të jetë vendimtare për teknikun norvegjez, ngase Manchester është duke konsideruar të ndajë rrugët me trajnerin.

Në fakt, mediat raportojnë se është vetëm çështje kohës derisa Solskjaer të shkarkohet nga pozita e trajnerit.

Eksperti i transferimeve, Gianluca di Marzio raporton se pasuesi është tashmë zgjedhur, bëhet fjalë për ish trajnerin e Interit, Antonio Conte.

Kontatket e para ndërmjet klubit dhe trajnerit italian janë bërë dhe Conte ka pranuar se është gati të drejtojë klubin.

Vendimi është bërë shkaku që trajneri është i bindur se mund t’ia dal mirë me skuadrën, prandaj edhe tha po në mënyrë direkt.

Për Conte do jetë rikthim në Premierligë që kur fitoi titullin me Chelsean në sezonin e parë në Angli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat