Allegri: Na duhet publiku!

Futboll

Allegri: Na duhet publiku!

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 15:21
Allegri: Na duhet publiku!

“Ka ndeshje për t’u luajtur si ajo me Interin dhe për t’u fituar si ajo e nesërmja.

Do të na duhet publiku, sepse tani fillon një triptik ndeshjesh mjaft të rëndësishme. Kaio Jorge ka punuar mirë, po rritet, mendoj se mund të ketë një karrierë të shkëlqyer, sepse ka teknikë, është fizikisht i fortë dhe i zgjuar, di të luajë futboll”.

Kështu tha Allegri në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Sassuolos.

Disa fjalë edhe për mbrojtjen: “Nuk është rregulluar përfundimisht, por le të themi se bëjmë më mirë. Sa për Dybala, ai gjuan goditjet e lira dhe e ka golin në gjak, por ne presim golat e të tjerëve, duke mos pasur më Ronaldon, që shënoi i vetëm 30 gola sezonin e kaluar. Këto gola duhet të zëvendësohen nga skuadra. Nesër do të luajë Dybala dhe Chiesa, gjithashtu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat