U sulmua nga tifozët pas humbjes, flet Koeman

Futboll

U sulmua nga tifozët pas humbjes, flet Koeman

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 15:58
U sulmua nga tifozët pas humbjes, flet Koeman

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, u sulmua nga tifozët pas humbjes që skuadra e tij pësoi ndaj Real Madritid me rezultatin 2:1.

Në një konferencë për shtyp hollandezi u përpoq të ishte sa më i qetë pas incidentit. Gjithashtu tekniku foli dhe për dëmtimet e disa lojtarëve dhe për të ardhmen e Dembele

“Të them të vërtetën, nuk më pëlqeu çfarë ndodhi në makinën time.

Jam në një klub ku dua të shijoj eksperiencën time këtu. Nuk ka rëndësi sesa zgjat.

Për incidentin nuk mendoj se ka një zgjidhje. Ka tifozë të Barcelonës që kanë probleme me sjelljen dhe nuk i dinë rregullat. Kjo situatë nuk më ka ndodhur vetëm mua, por edhe futbollistëve të tjerë”, tha Koeman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat