Revolucioni i ri

Futboll

Revolucioni i ri

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 20:52
Revolucioni i ri

Bota e futbollit po drejtohet gjithnjë e më tepër drejt teknologjisë.

Duke nisur nga “goal line” e deri te sistemi VAR, teknologjia po thotë fjalën e saj për të forcuar drejtësinë në fushën e blertë. Një tjetër revolucion pritet të jetë pjesë e sportit më të përhapur në botë.

Sipas raportimeve të “ESPN”, në Kupën e Botës do të prezantohet një zbulues gjysmë-automatik i pozicioneve jashtë loje. Një sistem gjurmimi optik i prodhuar nga kompania suedeze “ChyronHego” do të mund të dallojë lojtarët në pozicion jashtë loje në çdo moment.

Në këtë mënyrë nuk do të jetë i nevojshëm përdorimi i sistemit VAR në rastet kur dyshohet për gola në pozicion jashtë loje. Gjë kjo që do të sjellë edhe uljen e vonesave për shkak të ndërprerjeve të lojës.

Arsen Venger vazhdon të prodhojë ide si kreu i derpartamentit të zhvillimit të FIFA, teksa ishte pikërisht francezi ai që propozoi një teknologji të tillë. Më parë ish-trajneri i Arsenalit hodhi edhe hipotezën e zhvillimit të Kupës së Botës çdo dy vjet së bashku me Kampionatin Europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat