Veteranët e Kosovës u ndeshën me Irakun, ky është rezultati

Futboll

Veteranët e Kosovës u ndeshën me Irakun, ky është rezultati

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 15:47
Veteranët e Kosovës dhe Iraku, ky është rezultati

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e veteranëve e ka përmbyllur pjesëmarrjen në turneun ndërkombëtar në Antalia të Turqisë.

Pas paraqitjes së mirë në fazën e grupeve dhe fitores në çerekfinale të këtij turneu kundër Antalya-s, 4:1,

Dardanët veteranë kanë pësuar humbje me rezultat të ngushtë nga ekipi i veteranëve nga Iraku, me rezultat 1:2.

Veteranët e Kosovës shënuan të parët, por më pas irakianët arritën të përmbysin rezultatin në pjesën e dytë dhe të kalojnë në finale.

Të dy këto ndeshje u zhvilluan brenda një dite, gjë e cila pa dyshim ndikoi edhe në paraqitjen e ekipit, duke pasur parasysh edhe ritmin e lart të lojëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat