Derbi mes Leicester e Arsenal, ja formacionet zyrtare

Futboll

Derbi mes Leicester e Arsenal, ja formacionet zyrtare

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Me fillim nga ora 13:30 do të fillojë derbi mes skuadrës së Leicester Cityt dhe Arsenal, e vlefshme kjo për xhiron e 10 të Premier Ligës angleze.

Në xhiron e fundit, të dy skuadrat regjistruan fitore, ku “Topçinjtë” mposhtën me rezultat 3:1 Aston Villan, kurse “Dhelprat” shënuan fitore 2:1 kundër Brentford.

Pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara, të dy skuadrat gjenden në kuotën e njëjtë të pikëve, gjithsej 14 sosh, ku Leicester zë vendin e nëntë kurse Arsenal të 10.

Në ndeshjen e sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Arsenalin nuk do të paraqitet mesfushori zviceran me prejardhje kosovare Granit Xhaka, kurse te Leicester do të mungojnë Albrighton, Fofana dhe Justin.

Tanimë, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Leicester City (3-4-1-2): Schmeichel; Amartey, Evans, Soyuncu; Castagne, Tielemans, Soumare, Thomas; Maddison; Iheanacho, Vardy

Arsenal (4-4-1): Ramsdale; Tavares, Gabriel, White, Tomiyasu; Smith-Rowe, Lokonga, Partey, Saka; Lacazette; Aubameyang

13:30 Leicester City – Arsenal (Stadiumi King Power)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat