Bayerni nuk lejon tjetër turpërim, fiton në Berlin

Futboll

Bayerni nuk lejon tjetër turpërim, fiton në Berlin

Nga: Kemajl Goca Më: 30 tetor 2021 Në ora: 17:21
Bayerni nuk lejon tjetër turpërim, fiton në Berlin

Bayerni Munihu ka hedhur pas shpine humbjen turpëruese me rezultat 5:0 nga Monchengladbach, në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë, duke fituar sot me 5:2 ndaj Union Berlinit, në kuadër të Bundesliga I.

Lewandowski (15'-nga penaltia e 23'), Sane (35'), Coman (61') e Muller (79') shënuan për Bayernin dhe Giesselmann (43') e Ryerson (65') për Union Berlinin. 

Vendasit nuk e përballuan sulmin si stuhi të Bayernit. 

Bayerni prin me 25 pikë pas 10 javësh, duke lënë pas Dortmundin me 24 e Union Berlini renditet në vend të 6-të me 16 sosh. 

Lewandowski kryeson në listën e shënuesve me 12 gola, ka tre më shumë se Haaland i Dortmundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat