Maqedonia fton katër shqiptarë, mungon Ademi 

Futboll

Maqedonia fton katër shqiptarë, mungon Ademi 

Nga: K.Goca Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 12:36
Maqedonia fton katër shqiptarë, mungon Ademi 

Selektori i Maqedonisë së Veriut, Bllogoje Milevski, publikon listën e futbollistëve për kualifikueset nëKampionatin Botëror – Katari 2022. 

Ai ka ftuar katër shqiptarë, ndër ta edhe një emër të ri, Valon Ethemi. 

Ftohen Visar Musliu, Enis Bardhi, Valon Ethemi dhe Ezgjan Alioski.

“Futbollisti i Istanbulsporit, Valon Ethemi, është futbollist i ri dhe është në listën e trajnerit Bllagoja Milevski për ndeshjet e ardhshme kualifikuese kundër Armenisë dhe Islandës përkatësisht në dy xhirot e fundit.

Arian Ademi nuk është në listë për shkak të dëmtimit, por Enis Bardhi rikthehet”, shkruan mes të tjera “Ekipa.mk”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat