Broja kthehet në stërvitje

Futboll

Broja kthehet në stërvitje

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 11:03
Broja kthehet në stërvitje, i gatshëm për fundjavë

Më në fund ka lajme të mira për Kombëtaren. Armando Broja ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe është rikthyer në stërvitje.

20-vjeçari i mungoi ekipit të tij në dy sfidat e fundit duke u bërë një mungesë e rëndësishme pasi dëmtimi për Brojën erdhi në momentin më të mirë ku i dha skuadrës 4 pikë në dy ndeshje.

Sulmuesi i Kombëtares shënoi në fitoren ndaj Leedsit vetëm 2 javë më parë, ndërsa shënoi dhe në barazimin 2-2 kundër Burnleyt, aty ku dhe u dëmtua.

Vetë faqja e Southamptonit ka shpërndarë foto të Brojës në stërvitje me mbishkrimin ‘’U rikthye!’’, duke çuar në delir tifozët anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat