Shqipëria e fiton edhe një “betejë” me Zvicrën

Futboll

Shqipëria e fiton edhe një “betejë” me Zvicrën

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 14:57
Shqipëria e fiton edhe një “betejë” me Zvicrën

Futbolli nuk luhet vetëm në fushën e blertë, por edhe jashtë saj.

Madje ka shumë raste kur më e rëndësishme është ndeshja e fituar jashtë kësaj fushe.

Shembulli konkret është te Kombëtarja, atje ku prurjet dhe lufta me Federatat e vendeve të tjera është primare para rezultatit. Më mirë një ndeshje e humbur sot, por nga ana tjetër fitorja e arritur në sigurimin e elementeve cilësor, është siguria e suksesit për të ardhmen.

E në këtë drejtim, FSHF ka rritur avantazhin me Zvicrën, 2-0. Në këtë faqe të re të historisë, Shqipëria është ngritur jo pak në imazhin e saj. Pasi arritëm që të bindim Nedim Bajramin për të veshur fanellën kuqezi dhe u fitua gjyqi për një rast në dukje i pashpresë, këtë herë është momenti për Adrian Bajramin.

Ky i fundit shihet si një nga lojtarët me të ardhmen më premtuese në Portugali. Futbollisti 19-vjeçar është pjesë e Benfikës U-23 dhe luan gjithmonë si titullar në ndeshjet e kësaj skuadre, ndërsa gjithashtu është i regjistruar edhe me ekipin e parë. Nëse ekipi i Jorge Jesus kërkon që të marrë për t’i dhënë hapësirën, Bajrami do të jetë gati dhe e ka mundësinë pasi u regjistrua edhe në ekipin e parë në merkaton e verës te Benfika, shkruan media nga Tirana "Sport Ekspres".

Në Portugali e cilësojnë si një talent të madh, ndërsa me mënyrën e lojës, të kujton Berat Gjimshitin.

I lindur në Zvicër, Lagenthtal, Bajrami me familje nga Kosova ka luajtur me grupmoshat e Zvicrës dhe më pas është bindur për të veshur fanellën e Shqipërisë.

FSHF ka luftuar jo pak me helvetët për të siguruar këtë lojtar, ndërsa tanimë mbeten që të zgjidhen vetëm disa probleme me dokumentacionin, që Bajrami të jetë gati për ndeshjet e nëntorit si fillim me Kombëtaren U-21. Ai luan si qendërmbrojtës dhe është 19-vjeçar. 

Përzgjedhësi Alban Bushi e ka ftuar atë për dy ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Kosovës, sfida këto në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat