Kërcënoi arbitrin, lojtari pezullohet

Futboll

Kërcënoi arbitrin, lojtari pezullohet

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 17:02
Kërcënoi arbitrin, lojtari pezullohet

Edhe pse vëmendja në kategorinë e pestë italiane është minimale, së fundmi një dënim maksimal për kapitenin e Livornos Daniele Vantaggiato, ka bërë që opinioni sportiv përtej Adriatikut të merret gjerësisht me këtë çështje.

Vantaggiato gjatë sfidës së përfunduar në barazim 1-1 me Perignano kërcënoi arbitrin e ndeshjes duke qenë se disa vendime të kryesorit nuk i shkuan për shtat.

Lojtari i Livornos ishte ndëshkuar me karton të verdhë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën koleksionoi edhe të verdhën e dytë dhe në këtë formë iu desh të linte fushën para kohe.

Në këtë moment, Vantaggiato e humbi arsyen dhe u irritua pa masë me lojtarin që fillimisht shtyu një shok të skuadrës drejt arbitrit kryesor dhe më pas e kërcënoi atë.

Ndërkohë, gjykata sportive në Itali nuk e ka falur lojtarin dhe ka vendosur që ta pezullojë deri në mars të vitit 2022. Një mungesë e rëndësishme për Livornon, teksa skuadra kërkon të ngjitet së shpejti në Serinë D.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat