Me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet ndeshja mes gjigandit italian Juventus dhe skuadrës së Fiorentinas, e vlefshme kjo për xhiron e 12 të Serie A.
Në xhiron e fundit, Juventusi u mposht me rezultat të ngushtë 2:1 nga Verona, kurse skuadra e Fiorentinës regjistroi fitore me rezultat 3:0 kundër Spezias.
Pas 11 ndeshjeve të zhvilluara, skuadra e Fiorentinas zë vendin e shtatë në tabelë me gjithsej 18 pikë, tre më shumë se kundërshtari i sotëm Juventus.
Sa i përket ndeshjes së sotme, te Juventusi do të mungojnë Boloca, De Sciglio, Kean dhe Szczesny, kurse te Fiorentina nuk do të paraqiten Dragowski dhe Pulgar.
Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Juventus (4-4-2): Perin; Danilo, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Chiesa, McKennie, Locatelli, Bernardeschi; Dybala, Morata
Fiorentina (4-4-3): Terracciano; Biraghi, Milenkovic, Martinez, Odriozola; Castrovilli, Torreira, Bonaventura; Saponara, Vlahovic, Callejon
18:00 Juventus – Fiorentina (Stadiumi Allianz)