Cikalleshi rikthehet te goli

Futboll

Cikalleshi rikthehet te goli

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 12:58
Cikalleshi rikthehet te goli

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi rikthehet te goli.

Ai ka realizuar mesditën e sotme me Koniasporin e tij në ndeshjen ndaj Gëztepesë.

Kavajasi realizoi në minutën e 25 të takimit teksa u gjend në kohën dhe momentin e duhur për ta shtyrë topin në rrjetë pas një pasimi në shtyllën e dytë dhe duke zhbllokuar sfidën.

Cikalleshi ka realizuar kështu pas një periudhe të gjatë ku i mungonte goli që prej 21 shtatorit në fitoren ku Koniaspori arriti ndaj Altajit në Superligën turke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat