Pioli për derbin: Të dy skuadrat kishin shanse për ta fituar ndeshjen

Futboll

Pioli për derbin: Të dy skuadrat kishin shanse për ta fituar ndeshjen

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 10:09
Stefano Pioli

Trajneri i Milanit Stefano Pioli ka pranuar se ndeshja kundër Interit ishte shumë e vështirë dhe se të dy skuadrat kishin shumë mundësi të mira për ta fituar ndeshjen por ka pranuar gjithashtu se skuadra e tij bëri disa gabime naive.

Kuqezinjtë mbeten të pamposhtur në Serie A këtë sezon dhe u rikthyen në rezultat pas një penalltie të hershme nga Hakan Calhanoglu, e shënuar kundër ish-klubit të tij, por baraspeshën e vendosi autogoli i Stefan De Vrij që shënoi në portën e gabuar.

“Gota është gjysmë e mbushur. Ju synoni të fitoni, por ishte e komplikuar, skuadra tregoi shumë shpirt dhe ne u munduam paksa shumë në pjesën e parë, por më pas dolëm më mirë pas pushimit”, tha Pioli për “DAZN”.

Krahasuar me sezonin e kaluar, Milani u përball me më shumë besim në “Derby della Madonnina”.

“Interi është një skuadër e fortë dhe ne dëshmuam se jemi të fortë gjithashtu. Ishte një performancë pozitive. Shikoni diferencën mesatare të moshës në 11-shën startuese mes Milanit dhe Interit. Na duhej kohë për të fituar atë përvojë, për të krijuar atë besim dhe tani mund ta luftojmë me më të mirët në Serie A”.

“Mund të ketë vështirësi, por ne treguam sërish guxim sonte dhe të dyja skuadrat patën mundësi për të fituar. Ne bëmë një gabim naiv te penalltia, por ruajtëm idetë dhe qasjen tonë për ta kthyer rezultatin. Mund të kishim kërkuar më shumë Zlatan Ibrahimovicin, pasi nuk i bëmë mjaftueshëm shërbim ndaj tij, por është gjithashtu e vërtetë që ne luftuam për çdo top dhe nuk u tërhoqëm kurrë”, tha në fund tekniku kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat