Xherdan Shaqiri e Kastriot Imeri, me Zvicrën befasuan Italinë

Futboll

Xherdan Shaqiri e Kastriot Imeri, me Zvicrën befasuan Italinë

Nga: Kemajl Goca Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 21:19
Xherdan Shaqiri e Kastriot Imeri, me Zvicrën befasuan Italinë

Pikë e madhe për Kombëtaren e Zvicrës! 

Një pikë me shijen e fitores në stadiumin “Olimpico” të Romës”. 

Një pikë e madhe që e mban ende me shpresa Zvicrën për vend të parë në Grupin C dhe që do të kualifikonte direkt në Kampionatin Botëror.

Zvicra ka barazuar me rezultat 1:1 me kampionin e Evropës, Italinë, në kuadër të xhiros së nëntë.

Xherdan Shaqiri u paraqit titullar e Kastriot Imeri debutoi nga minuta e 69-të për Zvicrën, me shokë treguan lojë të madhe në Romë. Andi Zeqiri u paraqit në minutën e 86-të.

Në minutën e 11-të, Silvan Widmer kalon në epërsi zviceranët. 

Në minutën e 36-të, Di Lorenzo shënon dhe shmang humbjen e Italisë.

Zvicra me fat në fund, Jorginho dështon nga penalltia.

Italia kryeson me 15 pikë sa ka edhe Zvicra në pozitën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat