Hysaj: Hymë me frikë në fushë

Futboll

Hysaj: Hymë me frikë në fushë

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 22:57
Hysaj: Hymë me frikë në fushë

Pas humbjes turpëruese të Shqipërisë, kapiteni Elseid Hysaj në pronocnimin për SuperSport u shpreh se kuqezinjtë hynë me frikë në fushë dhe e pësuan.

Pjesa e parë ishte për tu harruar, e filluam keq sikur kishim frikë, nuk ishim100% me këto skuadra mjafton të humbësh topin, hymë në fushë me pak frikë dhe e pësuam. Kishim dhe rastin e Uzunit që po të shënonte do të ndryshonte ndeshja por pjesa e parë ishte e keqe.

Lehtë se kemi marrë sepse Anglia duhet respektuar, por nuk duhet të kemi frikë, pasi në fund të fundit do të kishim raste më shumë mund të luanim më mirë. Besoj kjo ishte më e keqja.

Anglezët të frikshëm: Ishin të frikshëm, po kishim frikë ne. Duhet të kesh besim të madh, në Shqipëri treguam që kemi kapacitet për të luajtur futboll, por kur hynë në fushë me skuadra të tilla e pëson”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat