Gafa e Shqipërisë në Londër

Futboll

Gafa e Shqipërisë në Londër

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 13:39
Gafa e Shqipërisë në Londër

Shqipëria pësoi një humbje shokuese mbrëmjen e djeshme duke pësuar plot pesë gola ndaj Anglisë, dhe të gjithë në pjesën e parë.

Por në startin e ndeshjes ka ndodhur një episod që është komentuar jo pak nga mediat angleze.

Sipas asaj që shkruan “Daily Mail” kuqezinjtë kanë bërë një gafë, duke nisur lojën ndërkohë që lojtarët anglezë ishin ulur në gjunjë për të mbështetur kauzën “Black Lives Matter”.

Gazeta britanike shkon më tej duke pretenduar se lojtarët shqiptarë nuk njihnin protokollin, pasi topi u rikthye në vend dhe të gjithë kuqezinjtë u ulën në gjunjë si rivalët e tyre.

Në këtë moment, në tribunat e Uemblit kanë shpërthyer ovacionet e vërshëllimat, që nuk dihet nëse ishin për Shqipërinë që nuk respektoi protokollin, apo për lojtarët anglezë që u ulën në gjunjë. Shumë të kujdesshëm anglezët që edhe pse fituan me dominim, nuk ngurojnë të merren me detajet më të vogla të sfidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat