Turqia me lehtësi arkëton tre pikë, merr pozitën e dytë

Futboll

Turqia me lehtësi arkëton tre pikë, merr pozitën e dytë

Nga: K.Goca Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 19:50
Turqia me lehtësi arkëton tre pikë, merr pozitën e dytë

Kombëtarja e Turqisë me lehtësi ka shënuar fitore me rezultat 6:0 ndaj modestëve të Gjibraltarit. 

Turqit luajtën me gjysmë forcë dhe arkëtuan tre pikë.

Olivero në minutën e 22-të përjashtohet me karton të kuq duke e lënë me një lojtar me pak Gjibraltarin.

Golat u shënuan nga Akturkoglu (11'), Dervisoglu (38' e 41'), Demiral (65'), Dursun (81') e Muldur (85').

Në Grupin G të kualifikueseve për Kampionatin Botëror, Holanda kryeson me 19 pikë, pasojnë Turqia me 18, Norvegjia 18 dhe Gjibraltari është në fund me 0 pikë.

Turqia me lehtësi arkëton tre pikë, ruan gjasat për vend të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat