Maqedonia e Veriut luan ndeshjen e jetës

Futboll

Maqedonia e Veriut luan ndeshjen e jetës

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 11:13
Maqedonia e Veriut luan ndeshjen e jetës

Dita e sotme do të jetë e mbushur me ndeshje nga kualifikueset e Botërori ku do të luhen plot 10 sfida.

Në Grupin A, Portugalia do të kërkojë hakmarrjen ndaj Serbisë, ndërsa Irlanda do të ketë përballë Luksemburgun.

Në Grupin B, Kosova do të tentojë ta mbyllë me nder kompeticionin, duke u ndeshur në transfertë me Greqinë. Ndërsa sfida tjetër mes Spanjës dhe Suedisë do të jetë një ‘finale’ pasi 3 pikët në këtë sfidë do të vendosin skuadrën e kualifikuar direkt në Botëror.

Në Grupin H do të luhen 3 ndeshje, ku Kroacia do të presë në shtëpi Rusinë, Sllovakia do të jetë udhëtuese në Maltë, ndërsa Sllovenia luan përballë Qipros.

Në Grupin J, Gjermania e kualifikuar do të luajë ndaj Armenisë, Maqedonia e Veriut do të provojë deri në fund ëndrrën e madhe Play-off ku do të presë në shtëpi Islandën e eliminuar ndërsa Rumania luan përballë modestëve të Lihteshteinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat