Milan dhe Kessie ende pa marrëveshje

Futboll

Milan dhe Kessie ende pa marrëveshje

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 08:50
Franck Kessie

Gjiganti italian ka nisur të mendojë për rinovimin e kontratave të futbollistëve.

AC Milan është në probleme, pasi Franck Kessie ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me klubin që i skadon në qershor të vitit 2022.

‘Rossonerët’ duan ta mbajnë në ekip mesfushorin, megjithatë është Kessie ai që ka kërkesa të larta për të rinovuar.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, së shpejti do të ketë takime të reja mes palëve në tentim të gjejnë akordin.

Kessie po kërkon pagë prej nëntë milionë euro në sezon për të zgjatur kontratën, ndërsa Milan nuk ofron më shumë se shtatë milionë euro.

Për 24-vjeçarin, tashmë kanë hyrë në garë disa skuadra si PSG dhe Real Madridi që janë të gatshëm ti plotësojnë kërkesat e tij financiare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat