Boshnjaku: Dueli ndaj Dukagjinit ka rëndësi të madhe për Prishtinën

Futboll

Boshnjaku: Dueli ndaj Dukagjinit ka rëndësi të madhe për Prishtinën

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 17:44
Boshnjaku: Dueli ndaj Dukagjinit ka rëndësi të madhe për Prishtinën

Takimin ndaj Dukagjinit e ka komentuar edhe kapiteni i skuadrës së Prishtinës, Lorik Boshnjaku. 

“Dueli ndaj Dukagjinit ka rëndësi të madhe për skuadrën tonë. Kjo është ndeshje ku ne duhet ta nisim serinë e fitoreve dhe presim që të arrijmë pikë të plota”, ka thënë Lorik Boshnjaku për faqen e FC “Prishtina”.
Mesfushori prishtinas foli edhe për atmosferën pozitive që po mbretëron te skuadra. 

“Çdo ndryshim sjell një frymë të re. Shpresoj se kjo frymë do të jetë pozitive.

Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, ashtu siç ka qenë edhe më herët”, vlerësoi Lorik Boshnjaku.

Në sfidën e parë të këtij edicioni Prishtina arriti fitore ndaj Dukagjinit në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, me rezultat 1:2.

Prishtina para këtij takimi “stacionohet” në pozitën e gjashtë me 17 pikë të tubuara, kurse Dukagjini renditet i teti me 14 sosh. 

Ndryshe, biletat për këtë ndeshje kanë dalë në shitje të enjten, ndërkohë që shitja vazhdon edhe ditën e ndeshjes (e premte) deri në orën 12:30. 

Biletat mund të blihen pranë stadiumit, në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe afër obeliskut “New Born”.Takimin ndaj Dukagjinit e ka komentuar edhe kapiteni i skuadrës, Lorik Boshnjaku. 

“Dueli ndaj Dukagjinit ka rëndësi të madhe për skuadrën tonë. Kjo është ndeshje ku ne duhet ta nisim serinë e fitoreve dhe presim që të arrijmë pikë të plota”, ka thënë Lorik Boshnjaku.

Mesfushori prishtinas foli edhe për atmosferën pozitive që po mbretëron te skuadra. 

“Çdo ndryshim sjell një frymë të re. Shpresoj se kjo frymë do të jetë pozitive. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, ashtu siç ka qenë edhe më herët”, vlerësoi Lorik Boshnjaku.

Në sfidën e parë të këtij edicioni Prishtina arriti fitore ndaj Dukagjinit në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, me rezultat 1:2.
Prishtina para këtij takimi “stacionohet” në pozitën e gjashtë me 17 pikë të tubuara, kurse Dukagjini renditet i teti me 14 sosh. 
Ndryshe, biletat për këtë ndeshje kanë dalë në shitje të enjten, ndërkohë që shitja vazhdon edhe ditën e ndeshjes (e premte) deri në orën 12:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat